TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2025, 20:29

Përplasja Lapaj-Shabani për mandatin, Sefa: KAS normoi një rregull që ishte i paqartë 

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja Lapaj-Shabani për mandatin, Sefa: KAS normoi një
 
Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj mori të mërkurën goditjen e radhës nga KAS, i cili vendosi të rrëzojë vendimin e Ilirjan Celibashit dhe mandatin vendosi t’ia marrë mandatin Kleana Xhuvelit  dhe t’ia kalojë Ana Dajkos.  Juristi Indrit Sefa, i ftuar në “Real Story”, tha se me këtë vendim KAS normoi një rregull, i cili ishte i paqartë. 

“Komisioneri tha se unë nuk njoh dorëheqjet nga kandidimi, në këtë moment, kandidatja e Shqipëria Bëhet, Ana Dajko kishte bërë dorëheqjen nga kandidimi, jo nga mandati. KAS thotë që zonja nuk është shprehur në lidhje me mandatin, por mandatin duhet ta marrë e para sipas ligjit dhe dorëheqjen duhet ta shkojë ta japë në Parlament.  Ndodhi e njëjta gjë në PSD, por atje nuk ankohet njeri. 

KAS i erdhi mundësia e papritur nga Shqipëria Bëhet, që normoi një rregull që ishte i paqartë. Rregullon vetëm atë që ankohet. Kthehet në precedent në të ardhmen. Komisioneri në të ardhmen e afërt, është i detyruar ti referohet vendimit të KAS”, shtoi Sefa. 

Ai theksoi se me vendimin e KAS ka lind dhe një problem i ri, i cili sipas Sefës konstaton në faktin që pavarësisht nëse tërhiqen të gjithë kandidatët e listës së mbyllur gjithmonë mandatin duhet ta marrë një grua.  

“Problemi tjetër që lind, me vendimin e KAS që u dha dje, i bie që edhe në raste se tërhiqet zonja Dajko në Parlament, në të gjitha raste duhet ta marrë një zonjë mandatin, nëse ikën e gjithë lista e mbyllur, prapë do ta marri më e votuar e mandatit të hapur”, tha ai. 

Lini një Përgjigje