Aktualitet29 Shtator 2023, 07:12

Përplasja me Serbinë, Arjan Çani: Kosova të armatoset rëndë, ose të hyjë në NATO

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja me Serbinë, Arjan Çani: Kosova të armatoset

Gazetari Arian Çani tha se Kosova ose duhet të bëjë një ushtri dhe të armatoset rëndë ose të futet në NATO.

Sipas tij, sa më shumë lufta të vazhdojë në Ukrainë dhe trazirat të vijojnë në rajon aq më shumë forcohen liderët e Europës e Amerikës.

“Kosova ose duhet të bëjë ushtri dhe të armatoset rëndë ose duhet ta fusin në NATO. Nuk ka edhe në NATO jo, por edhe ushtri jo. Jemi shtator 2023, deri në tetorin tjetër ke zgjedhje amerikane, ke zgjedhje europiane, të Parlamentit Europian dhe të gjitha palët janë të interesuara që ta mbajnë gjendjen e ndezur, lufta në Ukrainë vazhdon dhe t’i shtyjnë pas këtyre zgjedhjeve dhe sa më shumë trazira të ketë në rajon, sa më shumë lufta të vazhdojë në Ukrainë, aq më shumë forcohen lidershipet e këtyre vendeve. Këtë nuk duhet ta harrojmë! Gjithmonë nga trazirat, nga gjaku, lideri bëhet më i fortë, nuk bëhet më i dobët dhe këtë e dinë. Kjo është politika reale”, u shpreh Çani në një intervistë për Euronews Albania.

nato arjan cani serbi kosove