Aktualitet28 Shtator 2023, 22:55

“Veriu rrezikon të kthehet si Donbasi”, Arian Çani zbulon skenarin që mund të shpaloset në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

“Veriu rrezikon të kthehet si Donbasi”, Arian Çani

Gazetari Arian Çani duke komentuar situatën në Veri, tha se çfarë duhet të na shqetësojë është a po shkojmë drejt një skenari Donbas apo Krime me Kosovën.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai kujtoi dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e cila, siç citoi Çani, tha se Serbia do të bëjë atë që bëri Rusia me Krimenë.

Aktorët kanë filluar të flasin hapur. Kjo nuk është më një teori konspirative dhe kur nuk e bëjnë më aktorët pse të mos e themi ne, pse të mos i japim zë? Me logjikë unë mendoj që Vuçiç pavarësisht nga ato që ndodhën dhe ato që pritet të ndodhin, sepse mund të ndodhin dhe gjëra të tjera, ky është akti numër 1, ju e dini që një shfaqje ka disa akte, se unë prapë faqe teatri e quaj këtë me gjithë dramën e madhe që humbi jetën një polic shqiptar i pafajshëm, Afrimi i shkretë, me kalamaj, ajo ishte e tmerrshme. Kjo ishte dramë e madhe dhe duhet ngushëlluar familja, por po të mos kishte të vrarë sot ne do të ishim shumë më të relaksuar për ta bërë si bisedë”,  u shpreh Çani.

veriu donbas kosova