Aktualitet13 Maj 2023, 21:53

“Po heq picirin”, shpërthen Çipa: Jam i padëshirueshëm në Greqi, sa herë shkoj në kufi kam presion psikologjik

Shkruar nga Pamfleti

“Po heq picirin”, shpërthen Çipa: Jam i

Gazetari Aleksandër Çipa ngriti shqetësimin  e trajtimit që iu bëhet gazetarëve shqiptarë nga shteti grek shumë prej të cilëve siç tha janë shpallur non grata ose të padëshiruar.

Çipa tregoi se ai vetë është shpallur i padëshiruar në Greqi dhe si ai janë shumë e shumë gazetarë të tjerë shqiptarë për të cilët siç tha s’e ka ngritur zërin askush.

Sa emisione kemi bërë në për raste të gazetarëve të Shqipërisë si persona të padëshirueshëm ose persona non grata nga Greqia? Pse përdora dy terma, të padëshirueshëm dhe non grata; persona të padëshirueshëm nuk pengohen të futen në Greqi, unë jam një prej tyre. Unë nuk pengohem të futem në Greqi, por unë heq picirin në kufi, se më kontrollohen mbi 20 min me një presion psikologjik; kur shikon emrin tim në pasaportë, e mbyll qepenin, ngjitet lart në katin e dytë. Nuk jam i vetëm, Mero Baze është i padëshiruar në Greqi, Marin Mema është non grata, Enrik Mehmeti është non grata. Unë, personalisht edhe si drejtues i Unionit të Gazetarëve i jam drejtuar organizatave ndërkombëtare për reagime”, tha Çipa në “Euro News”.

ci[a greqia