TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2025, 13:59

“Polarizimi e ka emrin Berisha”, Meçe: Ndërkombëtarët folën, zgjedhjet ishin të konkurueshme

Shkruar nga Pamfleti
“Polarizimi e ka emrin Berisha”, Meçe:
Arben Meçe

Analisti Arben Meçe komentoi qëndrimin e ndërkombëtarëve lidhur me zgjedhjet e fundit elektorale në vend. Sipas Meçes qëndrimi i ndërkombëtarëve ishte i qartë dhe i vërtetë lidhur me zgjedhjet të cilat u etiketuan të konkurueshme. Analisti tha më tej se polarizimi në Shqipëri ekziston dhe burimi i saj është vetë lideri i opozitës Berisha.

“Rezultati dhe qëndrimi i ndërkombëtarëve është i qartë si dhe qëndrimi i Berishës. Raporti i miratuar tashmë në Komisionin e Sigurisë të Parlamentit Europian është një rikonfirmim i tezës që në Shqipëri ka pasur zgjedhje. Raporti thoshte që zgjedhjet janë bërë të konkurueshme, në raportin paraprak sqarohet që kandidatët ishin të lirë të shkonin pranë përkatësve të tyre. Bie gjithë termi politik i farsës. Ne e dimë që shoqëria jonë është e polarizuar. Burimi i polarizimit në Shqipëri është Sali Berisha, dhe ky term lidhet me aktivitetin politik dhe publistik të Sali Berishës", tha Meçe për "Abc News".

Sakaq, Meçe u ndal në pikat e tjera të raportit duke e cilësuar ndikimin rus real në Shqipëri, ku kërkohen të merren masa me doemos.

“Blerja e medias dhe mungesa e pavarësisë së medias ishte e rëndësishme. Tjetër ishte ndikimi rus, influenca ruse në Shqipëri me synim të godas integrimin e vendit në BE.

Ndërhyrja ruse është reale në Shqipëri dhe kërkojnë me doemos marrjen e masave. Ky komision e sheh Shqipërinë pranë BE dhe me të drejtë”, tha ai. 

Lini një Përgjigje