Ndërsa para godinës së Kuvendit vijonte protesta e qytetarëve, e shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin "Grant 2026", kushtuar programeve të start-up-eve.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te fenomeni i bullizmit online, duke u bërë thirrje të rinjve të mos ndikohen nga komentet në rrjetet sociale. Ai tha se komentet nuk janë përfaqësuese
“Bullizimi online, me sharje, fyerje, akuza, nga burime që janë të padenja për vëmendjen tuaj. Dua të ndaj një eksperiencë të thjeshtë. Mos zbrisni tek komentet, janë jopërfaqësuese. Algoritmi ka kaluar në fazë histerie. Dikur i përgjigjesha komentuesve, intensivisht. E kuptova që ishte e gabuar dhe në vend se të merrja respektin, vetëm rrisja angazhimin, dhe sasinë e baltës që më kthehej mbrapsht. Nuk zbres më nën postim për të parë çfarë thuhet. Programi i start up është program që financohet nga paratë e buxhetit të shtetit”, theksoi ai.
Akoma me budallalliqe ti Rame! Merru me substancen, QERROHU!
Programi start up eshte nje program qe financohet nga leket e qytetareve dhe duhet te sjelle dobi per ta!
Ore karuc, nga e mesove algorithmin ti!? Po te ishe i mire ne matematike do beje shkolle inxhinerie. Nga qe ish tap topi u bere bojaxhi se piktor kurre nuk u bere. Edhe bojaxhiut i merr te keqen se te zbukuron shtepine e qytetin. Per deri sa te kete kafshe injorante qe bejne si bisha kur i turren popullit do hash edhe pak kohe. Megjithate funi do te jete jo vetem i hidhur por edhe i qelbur.