
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 33-të radhazi. Pas zhvillimeve të regjistruara gjatë paradites, protestuesit janë shpërndarë në disa zona të Tiranës.
Përplasjet më të forta u regjistruan para Kuvendit, ku protestuesit tentuan të bllokonin daljen e automjeteve të deputetëve. Policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën, duke përdorur sprej lotsjellës dhe ujë. Gjatë ndërhyrjes u shoqëruan disa protestues.
Ndërkohë, një grup protestuesish është vendosur para Komisariatit nr. 1, ndërsa një grup tjetër ndodhet para Komisariatit nr. 4. Ata kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës dhe po vijojnë qëndrimin e tyre në pritje të zhvillimeve.
Situata në të dy komisariatet mbetet nën monitorimin e forcave të Policisë, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen pa u liruar të shoqëruarit.
Lini një Përgjigje