TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2025, 14:36

Edhe Mediu kërkon t’i shpëtojë drejtësisë duke sulmuar Irena Gjokën, rrëzohet nga gjykata

Shkruar nga Pamfleti

Edhe Mediu kërkon t’i shpëtojë drejtësisë duke

Ashtu si Sali Berisha dhe Ilir Meta, edhe Fatmir Mediu kërkon t’i shpëtojë drejtësisë duke sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka. Seanca ndaj Ilir Metës u shty sot sepse u kërkua përjashtimi i saj.

Një kërkesë të tillë ka bërë edhe Fatmir Meidu te çështja “Gërdeci”, me argumentin se ajo ka rrëzuar çdo kërkesë të mbrojtjes së tij.

Por kërkesa e mbrojtjes së tij është rrëzuar.  Ish-ministri, Mediu po gjykohet për çështjen “Gërdeci”, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Por gjyqi i tij vetëm po zvarritet dhe ende nuk po shkohet te konkluzionet përfundimtare.

Lini një Përgjigje