TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2025, 22:43

'Policia, strukturë private e Ilir Prodës', Lala: Kreu i uniformave blu në shërbim të Ylli Carës, si fshehu atentatin ndaj Eduart Kobocit

Shkruar nga Pamfleti

'Policia, strukturë private e Ilir Prodës', Lala: Kreu i

Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar detaje të reja mbi një ngjarje të rëndë, ku një 27-vjeçar, Eduart Koboci, është sulmuar me armë zjarri, ndërkohë që ndodhet sot në kërkim nga policia, ndërsa autorët e dyshuar nuk janë shpallur.

Lala u shpreh se bëhet fjalë për një të ri që jeton jashtë vendit dhe, sipas rrëfimit të tij, një mbrëmje kishte shoqëruar një të njohur në zonën e Yzberishtit përpara se të nisej drejt Kishës së Laçit.

Sipas Lalës, i riu tregoi se dyert nuk u hapën, ndërsa sulmuesit nisën të godisnin makinën nga të dyja anët.

Nga frika, i kam dhënë gaz makinës dhe jam larguar me shpejtësi. Në atë moment kanë qëlluar të paktën nëntë herë në drejtim të makinës”, ka thënë ai. Eduart Koboci pretendon se është qëlluar me armë dhe këto janë fakte që duhet të verifikohen nga prokuroria dhe policia.

Lala tha se i riu është shpallur në kërkim nga policia për largim nga vendi i aksidentit, pasi pas ndjekjes së autorëve, automjeti i tij u përplas me një tjetër makinë që ndodhej përpara.

Makina nuk ndezi dhe ai ka ikur me vrap”, tha Lala duke cituar dëshminë e 27-vjeçarit. Ndërkohë, agresorët që kanë qëlluar dhe sulmuar makinën nuk janë shpallur në kërkim.

Sipas gazetares, personat që pretendohet se kanë qenë autorë të sulmit kanë lidhje të forta me strukturat e policisë. “Kur kërkova kush ishin këta persona, më rezultojnë emra që duhet të hetohen. Njëri prej tyre është Arnold Cara, kushëriri i parë i biznesmenit Ylli Cara, ish-ortak i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Ilir Proda”, tha Lala në në një intervistë për emisionin “ÇIM PEKA LIVE” në SYRI TV.

Ajo shtoi se Ylli Cara përmendet edhe në dosjen e vetingut të Ilir Prodes për marrëdhënie biznesi mes tyre dhe për kalimin e një banese nga Ylli Cara te Ilir Proda. “Më rezulton se për shkak të kësaj lidhjeje, ata nuk janë hetuar dhe nuk janë shpallur në kërkim,” deklaroi gazetarja.

Sipas saj, dosja nuk është dorëzuar në prokurori dhe policia e shtetit po kthehet në “polici private të Ilir Prodes”. Lala tha se pas ngjarjes, disa gazetarëve u është kërkuar të mos i japin zë kësaj historie. “Ka edhe një histori tjetër që përfshin sërish biznesmenin Cara,” përfundoi ajo.

Deklarata e plotë e Klodiana Lalës

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i quajtur Eduart Koboci, jeton jashtë vendit, mësoj nga rrëfimi i tij, i cili një mbrëmje pasi lejoi një të njohur të tij në zonën e Yzberishtit, kthehet me qëllim që të niset për në drejtim të Kishës së Laçit.

Ndalova, tha pranë spitalit American 3, sepse po shkëmbeja disa mesazhe dhe nuk doja të shkëmbeja mesazhe në automjet, nga frika e ndonjë aksidenti. Makina ime tha është me xhama të zinj dhe nuk dallohet se kush është brenda, dhe papritmas erdhën 4 persona dhe tentuan të hapnin dyert.

Dyert, tha, nuk u hapën dhe ata tentuan të godisnin në të dyja anët e automjetit.

Në atë moment, nga frika rrëfen ai, i kam dhënë gaz me shpejtësi dhe kam tentuar të largohem.

Në atë moment, e kanë qëlluar në drejtim të automjetit të paktën 9 herë sipas tij.

Qëlluar me armë, dhe këto janë fakte që duhet t’i verifikojë prokuroria dhe policia.

Unë kam dhe një foto e cila tregon se unë jam takuar me personin.

Ai pretendon se është shpallur në kërkim pasi në momentin që është larguar me automjetin e tij, automjeti tjetër ku udhëtonin agresorët e ka goditur nga pas dhe ky ka përplasur një automjet që kishte para.

Makina, tha, nuk ndezi dhe unë dola nga automjeti dhe kam ikur me vrap.

Unë, tha, jam në kërkim, dhe absolutisht nëse ka kryer vepër penale, ky personazh unë nuk e di çfarë përfaqëson në jetën e vet, duhet patjetër ta hetojë prokuroria për largim nga vendi i aksidentit.

Ndërkohë agresorët të cilët e kanë sulmuar, nuk janë shpallur në kërkim deri më tani nga policia dhe mbrohen nga policia.

Kur u bënë kërkime se kush ishin personat që ky person akuzonte, në fakt më rezultojnë njerëz të cilët duhen hetuar, me lidhje shumë të forta në polici.

Arnold Cara është kushëriri i parë i biznesmenit Ylli Cara, ish ortak me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit zotin Ilir Proda.

Ylli Cara përmendet edhe në dosjen e vetingut të Ilir Prodes për shkak se kanë pasur marrëdhënie biznesi dhe për shkak se një banesë që ka patur në pronësi Ylli Cara ia ka kaluar më pas në pronësi Ilir Prodës.

Mua më rezulton se për shkak të kësaj lidhje unë ngrij dyshime të plota se përse ata nuk janë hetuar dhe nuk janë shpallur në kërkim.

Çfarë ndodhi më tej, kjo dosje nuk u dorëzua në prokurori.

Policia e shtetit është kthyer në një polici private e Ilir Prodes, dhe pas kësaj ngjarje, unë ju garantoj se faktet do të dalin një ditë, u është kërkuar gazetarëve të caktuar të mos japin zë kësaj historie. Dhe një histori tjetër që po përfshin biznesmenin Cara.

Lini një Përgjigje