
Analisti Lorenc Vangjeli analizoi gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati pretendoi se nuk ishte njoftuar.
Sipas Vangjelit, edhe Prokuroria e Posaçme, edhe vetë Berisha, po e zvarrisin çështjen. Ai parashikoi se në fund Berisha do të shpallet fajtor, ndaj po tenton ta shtyjë sa më shumë gjykimin.
“Kanë zgjedhur të pranojnë më mirë një tmerr pa fund se sa fundin e tmerrshëm. Sado që tingëllon paradoks, të dyja palët në këtë proces, qoftë pjesa e akuzës publike, qoftë pjesa e zotit Berisha, apo arbitri mbi ta, gjykata… secili mezi pret që kjo çështje të shtyhet, sepse secila i trembet asaj që do ndodhë. Berisha i trembet atij që mund të jetë vendim i pritshëm, ka pak gjasa që të fitojë pafajësinë. Çështja e Berishës është beteja kryesore e SPAK. Sepse nëse Berisha do të fitonte pafajësinë, ngrihen një sërë pikëpyetjesh mbi rolin e SPAK, mbi mënyrën se si ka vepruar. Dosja edhe me probleme të ndryshme proceduriale që janë vënë re gjatë gjithë kësaj periudhe, janë të gjitha shkaqe që edhe në instancën e fundit, në Strasburg do ishin një kartë në favor të Berishës. Ndaj, edhe SPAK e ka me qejf që të jetë i pafundëm tmerri, të zgjasë në kohë.
Me stilin e zakonshëm që kemi parë në procedura të rëndomta, kjo punë do të zgjatet, 4 – 5 vite më duket minimale, do të zgjatet shumë herë më tepër. Për gjëra të rëndësishme, sistemi nuk funksionin, nuk ka sistem freni dhe gazi. Berisha nuk mund të gënjejë të thotë nuk e dija”, tha ai në “Top Story”.
Lini një Përgjigje