Aktualitet17 Maj 2024, 22:48

“Politika ka pasur rrënjët te bandat”, Gjikondi për operacionin e SPAK: Për herë të parë, po godet metastazat e krimit

Shkruar nga Pamfleti

“Politika ka pasur rrënjët te bandat”, Gjikondi për

Teksa ka komentuar operacionin e sotëm, juristja brisida Gjikondi deklaroi se për herë të parë, SPAK po godet metastazat e krimit, të cilat kishin hedhur rrënjë duke qelbëzuar të gjithë mjedisin.

Sipas saj, që nga momenti që në krye të këtij hetimi është një ndër prokurorët më të mirë që ka Shqipëria, Altin Dumani, ata nuk do të mund të shpëtojnë nga ndjekja ligjore.

Politika ka pasur rrënjët te krimi i organizuar e ndarë në të djathtë dhe të majtë. Krimi shpesh lëviz mbi bazën e pushtetit. Ka personazhe politike që po goditen. Po goditen rrënjët që kishin zënë qelb brenda mjedisit politik e social. Këto banda kanë nisur larje llogarish me njëri- tjetrin. Që nga momenti që Dumani është krye të hetimit, jam e bindur se ata nuk do të mund t’ia hedhin. Ai është vetë prokuror i kësaj çështje. Nuk po hetohet më me skemën e 30 viteve. Mund ti vonojë pak hetimet, por Dumani i kopsit në mënyrë të atillë dosjet që askush nuk ja hedh dot pa lagur”, tha Gjikondi në "3D".