
Protesta e banorëve të Rrjollit për çështjen e pronësisë së tokës ku po ndërtohet resorti turistiki Bashkim Ulajt është shoqëruar me përplasje fizike dhe tensione të forta.
Dhjetëra qytetarë janë përballur me rojet e kompanisë private të sigurisë, e kontraktuar për ruajtjen e kantierit të kompanisë “Gener 2”.
Gjatë incidenteve, disa prej protestuesve kanë dëmtuar xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të punës, ndërsa situata ka degraduar në shtyrje dhe përplasje direkte mes palëve.
Punonjësit e kompanisë kanë dhunuar brutalisht protestuesit me shkopa gome nga trupi dhe fytyra protestuesit. Në sfond dëgjoheshin thirrje në kor: “Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, ikni, ikni”.
Pre e dhunës kanë rënë dhe gratë, të cilat kanë tentuar që të shuarjen ‘gjakrat’. Kujtojmë se kjo është dita e 27 që banorët e Rrjollit protestojnë.
Banorët pretendojnë se toka ku po zhvillohen punimet është pronë e tyre dhe shprehen të vendosur për të mos u tërhequr, pavarësisht përplasjeve të përsëritura me përfaqësues të kompanisë dhe forcave të rendit. Sipas tyre, incidentet janë shoqëruar edhe me shoqërime në komisariat pas çdo përplasjeje.
Nga ana tjetër, nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania ndërtuese apo autoritetet lidhur me ngjarjet e fundit. Situata në zonë mbetet e tensionuar.
Lini një Përgjigje