
Pranvera Kastrati është emëruar Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore). Emërimi i Kastratit u bë pas një procesi përzgjedhjeje të ndarë në tri faza, skanimi fillestar, intervistat dhe vlerësimi final në Bruksel, me përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe mbështetjen e Komisionit Evropian.
Gjithashtu zgjedhja e Kastrati shihet si një moment i rëndësishëm për vazhdimësinë institucionale të CEFTA-s, veçanërisht në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM2), që është pjesë kyçe e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Emërimi i saj është përgëzuar edhe nga krymeinsitri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetins social "Facebook" ka shpërndarë lajmin e zgjedhjes së saj si Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s.
"Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore)
Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së", shrkuan Rama.
Lini një Përgjigje