TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2026, 14:00

Prej 3 orësh i bllokuar aksi Librazhd-Qafë Thanë, trafik kilometrik në të dyja anët; fadromat hedhin dherat dhe shkëmbinjtë në lumë

Shkruar nga Pamfleti

Shembja e gurëve ka ndodhur në zonën e quajtur Dragostunjë dhe si pasojë rruga është mbyllur në të dyja drejtimet, duke shkaktuar trafik kilometrik prej 10 kilometrash në të dyja anët.

Prej 3 orësh i bllokuar aksi Librazhd-Qafë Thanë, trafik
Bllokohet rruga në Librazhd

Aksi Librazhd-Qafë Thanë vazhdon të qëndrojë i bllokuar prej orës 11 të paradites pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve.

Pas situatës së rënduar në këtë rrugë, ka nisur ndërhyrja e fadromave për të zhbllokuar qarkullimin. Në pamjet e publikuara, fadromat shfaqen duke hedhur gurët dhe dherat në anë të rrugës dhe në lumin krah saj.

Prej 3 orësh i bllokuar aksi Librazhd-Qafë Thanë, trafik
Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë

Shembja e gurëve ka ndodhur në zonën e quajtur Dragostunjë dhe si pasojë rruga është mbyllur në të dyja drejtimet, duke shkaktuar trafik kilometrik prej 10 kilometrash në të dyja anët.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

“Shërbimet e Policisë  Rrugore ndodhen në këtë zonë dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të  mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të aksit rrugor me qëllim fillimin e lëvizjes së automjeteve”, njoftoi policia.

Banorët e zonës kritikojnë neglizhencën e kompanisë që mirëmban aksin dhe paralajmërojnë se situata mund të vazhdojë për shumë orë.

Për situatën, ka reaguar edhe deputetja  e Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ledina Alolli.

Prej 3 orësh i bllokuar aksi Librazhd-Qafë Thanë, trafik
“Miliona euro beton, zero siguri, zero përgjegjësi” thotë deputetja e PD

Me anë të një postimit në Facebook, ku ka publikuar edhe pamjet, Alolli thotë se një nga arteriet më jetike të Juglindjes është paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni.

“Miliona euro beton, zero siguri, zero përgjegjësi”, shkruan deputetja demokrate./ Pamfleti

bllokohet rruga në librazhd

Lini një Përgjigje