Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, qyteti i Vlorës u përball me një rritje të papritur dhe të pazakontë të nivelit të detit, një fenomen që sipas peshkatarëve vendas nuk është vërejtur më parë në këtë intensitet.
Uji ka përparuar drejt tokës, duke depërtuar në disa zona pranë qendrës së peshkimit.
Varkat e ankoruara janë tendosur fort nga litarët për shkak të ngritjes së menjëhershme të nivelit të detit, ndërsa në disa raste uji ka depërtuar edhe brenda magazinave pranë portit të peshkimit, duke krijuar shqetësim për mjetet dhe pajisjet e punës.
Sipas dëshmive të peshkatarëve, kjo rritje ka qenë më e madhe se baticat e zakonshme, dhe nëse situata vazhdon, ekziston rreziku që uji të përhapet edhe në rrugë, duke shkaktuar dëme të mëtejshme. Fenomeni ka bërë që disa peshq të dalin në tokë, një dukuri që zakonisht shfaqet gjatë detit të trazuar ose ndryshimeve të forta të nivelit.
Lini një Përgjigje