TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2026, 10:53

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon Erion Veliajn

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon Erion Veliajn
Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për zëvendësim të masës së sigurisë, duke e lënë në qeli. 

Kryebashkiaku Veliaj ishte i pranishëm në sallën dhe po ashtu dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Rreth një vit nga arrestimi, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg ne nje masë më të lehtë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.

Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.

 

Lini një Përgjigje