TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2026, 11:40

Gjyqi me dyer të mbyllura përballë Dumanit dhe Dados, Veliaj refuzon avokaten e caktuar: Nuk mund të flasë në emrin tim

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi me dyer të mbyllura përballë Dumanit dhe Dados, Veliaj
Erion Veliaj

Në seancën e sotme për shqyrtimin e masës së sigurisë në GJJKO, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke vendosur të mbrohet vetë në kërkesën për zëvendësimin e masës “arrest në burg”.

Veliaj ka refuzuar avokaten e caktuar nga gjykata dhe ka kundërshtuar çdo formë mbrojtjeje nga ajo, duke argumentuar se nuk kishte njohuri reale mbi dosjen penale.

Sipas tij, një përfaqësim i tillë nuk përputhet me interesat dhe strategjinë e tij të mbrojtjes dhe nuk reflekton vullnetin e tij personal.

Ai ka theksuar se e drejta për mbrojtje nuk mund të kufizohet thjesht në praninë formale të një avokati, por kërkon njohje efektive të provave dhe aftësi reale për t’i kundërshtuar ato. Veliaj ka treguar se të premten ka testuar profesionalisht avokaten e caktuar nga gjykata, nga ku rezultoi se ajo nuk kishte njohuri të mjaftueshme mbi një çështje voluminoze dhe komplekse, e cila sipas standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkon një periudhë të gjatë dhe serioze për t’u përvetësuar nga një profesionist. Për këtë arsye, ai ka deklaruar se nuk pranon që mbrojtja të veprojë apo të flasë në emrin e tij.

Në këtë kuadër, kërkesa për ndryshimin e masës lidhet edhe me pamundësinë objektive për t’u njohur me dosjen në kushtet e izolimit. Veliaj ka theksuar se të drejtën për të pasur qasje të plotë në aktet dhe për të ndërtuar mbrojtjen vetjake nuk mund ta realizojë asnjë avokat pa bashkëpunim të ngushtë me të pandehurin dhe pa njohje personale të çështjes.

Ai argumenton se në këto kushte, paraburgimi ka humbur proporcionalitetin dhe bie ndesh me standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor.

“Paraburgimi është kthyer nga një instrument mbrojtjeje i hetimit në një mjet dënimi pa gjyq dhe pa proces të rregullt ligjor,” tha Veliaj.

Kujtojmë se të pranishëm në sallën e gjyqit, Veliaj teksa përballë dy prokurorët e çështjes, ish-kreun e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dadon. Këta të fundit kanë mbajtur qëndrimin e njëjtë që masa e arrestit me burg duhet të vazdhojë pasi provat mund të manipulohen.

 

gjyqi me dyer të mbyllura veliaj refuzon avokaten e caktuar

Lini një Përgjigje