Aktualitet 1 Dhjetor 2023, 21:35

Presionet e Greqisë, Ilir Kulla: Mitsotakis i leverdis që Beleri të jetë në burg për ta përdorur si martir politik

Shkruar nga Pamfleti

Presionet e Greqisë, Ilir Kulla: Mitsotakis i leverdis që Beleri

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla tha se kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis i duhet Fredi Beleri në burg. Ai theksoi se dëshiron që çështja ‘Beleri’ të vazhdojë deri në qershor kur të jenë zgjedhjet europiane në Greqi.

Sipas Kullës, grekët duan ta ndërkombëtarizojnë sa më shumë dhe ta çojë në gjykatën e Strasburgut, si çështje të të drejtave të njeriut dhe si çështje politike të Greqisë.

“Tashmë jemi te pika që kjo po kthehet në një luftë politike. Unë të kam thënë që Athina po mundohet që çështjen ‘Beleri’ ta ndërkombëtarizojë dhe Athinës tani Beleri i duhet në burg. Mundësisht të betohet, por i duhet në burg, Mitsotakis i duhet Beleri në burg. Deri në qershor kur të jenë zgjedhjet europiane në Greqi, Mitsotakisiti i duhet Beleri në burg. Edhe i duhet çështja e Himarës që të mos ketë çështje të tjera të merret dhe mundësisht ta ndërkombëtarizojë sa më shumë, ta çojë dhe në gjykatën e Strasburgut, si çështje të të drejtave të njeriut dhe si çështje politike të Greqisë”, tha Ilir Kulla për “Zonë e Lirë”.

ilir kulla mistotakis beleri