Është hapur zyrtarisht në orën 7:00 procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Qendrat e votimit do të qendrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare 11 subjekte politike me 2 mijë e 46 kandidatë do të jenë në garë për 140 ulëse në Kuvend.
Në garë për sa më shumë vende në Kuvend janë këto 11 subjekte zgjedhore:
1. -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2. Partia Lëvizja Bashkë
3. Lëvizja Atdheu
4. Koalicioni Euroatlantik
5. Partia Socialiste
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare
8. Aleanca Demokracia e Re
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim
10. Partia Mundësia
11. Partia Social Demokrate
Lini një Përgjigje