
Procesi zgjedhor në kryeqytet është përballur me probleme teknike në qendën e votimit te shkolla “Dëshmorët e Lirisë” ,ku qytetarët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të një defekti në pajisjen e identifikimit biometrik të votuesve (PEI).
Sipas raportimeve nga vendngjarja, pajisja ka shfaqur probleme që në hapje të procesit në orën 07:00 të mëngjesit, duke pamundësuar identifikimin elektronik të zgjedhësve.
Anëtarët e komisionit të qendrës së votimit kanë konfirmuar për mediat se janë njoftuar strukturat përgjegjëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe janë në pritje të një zgjidhjeje teknike nga ekipet mbështetëse.
Anëtarët e komisionit në këtë QV thanë gjithashtu se nëse pajisja nuk rregullohet për 3 orë, atëherë identifikimi do bëhet në mënyrë manuale.
Ndërkohë, qytetarët e mbledhur pranë kësaj qendre kanë shfaqur shqetësim dhe irritim për vonesat dhe mungesën e transparencës.
Lini një Përgjigje