
Ditën e sotme është shuar në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani.
Bogdani ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, për shkak të një arresti kardiak.
Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.
Karrierën politike e filloi në vitin 2007, ku kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.
Gjate kësaj kohe ai vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, në moshën 29-vjeçare, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe u zgjoh deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga viti 2009 e në vijim, Bogdani vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar.
Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.
Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, Bogdani bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave.
Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës.
Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe babai i Ajrës dhe Reinartit.
Lini një Përgjigje