TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2025, 12:59

Lëvizjet në Shëndetësi/ Rama ia beson drejtimin e FSDKSH-së ish-drejtorit të PD

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizjet në Shëndetësi/ Rama ia beson drejtimin e

Spartak Zekja është larguar nga posti i Drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Në vend të Zekjas, pritet të emërohet Artur Papajani, i cili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Tatimeve gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Kjo është lëvizja e parë që ndodh në FSDKSh, pas emërimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala.

Ky nuk është rasti i parë kur funksionarë të PD përzgjidhen nga Edi Rama apo të besuarit e tij dhe emërohen në pozicione kyçe.

Kështu ndodhi në rastin e Genc Deromanjt, i cili u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës, ndërsa ishte anëtar i Kryesisë së PD-së, apo i Blendi Sulajt si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që ka qenë pjesë e strukturave drejtuese në PD.

 

Lini një Përgjigje