TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Mars 2023, 21:07

Protesta e Berishës nesër, “blindohen” dyert e Kryeminsitrisë

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e Berishës nesër, “blindohen” dyert e

Ashtu siç ndodh rëndom, Kryeministria është blinduar këtë mbrëmje, për shkak të protestës të ditës së nesërme. Dyert e saj po vishen me material mbrojtës, duke i parapri çdo lloj tensioni që mund të sjellë tubimi i nesërm që ka paralajmëruar Sali Berisha.

Opozita në orën 12.00 do të zbresë në shesh, ndërkohë që policia është në gatishmëri të plotë.

Protesta, që nis në mesditë, mbahet në të njëjtën ditë kur zhvillohet seanca gjyqësore mbi vendimin e Apelit për logon e PD-së.

Policia e Tiranës ka zbuluar planin e masave që do të ndërmerren për mbarëvajtjen e protestës të thirrur nga opozita të premten.

Duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

protesta kryeminsitria dyert

Lini një Përgjigje