TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 18:54

Protesta e opozitës, policia përdor autobotet e ujit për të shpërndarë turmën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, policia përdor autobotet e ujit për të
Momente nga protesta

Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku një pjesë e protestuesve kanë sulmuar godinën qeveritare me molotovë dhe fishekzjarrë, duke shkaktuar flakë në disa pjesë të jashtme të saj. Skenari ishte paralajmëruar edhe nga autoritetet dhe është i ngjashëm me episodet e regjistruara në protestat e mëparshme.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, molotovët janë hedhur në drejtim të fasadës së Kryeministrisë, duke përfshirë nga flakët disa elementë të jashtëm të godinës dhe duke krijuar tym të dendur në zonë. Ndërkohë, janë dëgjuar shpërthime fishekzjarrësh, ndërsa protesta ka marrë për disa minuta karakter të dhunshëm.

Pas përshkallëzimit të situatës, forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, duke nxjerrë në terren autobotët me ujë. Mjetet e rënda të policisë janë përdorur për të shtyrë turmën larg perimetrit të sigurisë përpara Kryeministrisë.

Protestuesit janë shpërndarë pjesërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Makinat e uji kanë qëndruar nga brenda rrethimit të Kryeministrisë dhe kanë shënjestruar protestuesit edhe pse janë në distancë.

 

protesta opozita

Lini një Përgjigje