
Policia ka nisur shpërndarjen e protestuesve para Kuvendit të Shqipërisë, pas një sulmi të rrezikshëm me bomba molotov që u hodhën drejt kordonit policor.
Dy autobotë me ujë janë angazhuar për të shpërndarë turmën, duke dalë në rrugë të shoqëruar nga forcat e rendit. Paralelisht, policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të neutralizuar situatën dhe për të larguar protestuesit nga zona. Tani situat paraqitet më e qetë pasi turma është shpërndarë.
Vlen të theksohet se protesta para Kuvendit fillimisht ishte e qetë dhe kishte vetëm shtyrje mes protestuesve dhe policisë, por situata përshkallëzoi kur disa shishe molotovë u hodhën në mes të turmës dhe policisë.
Lini një Përgjigje