TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2026, 20:09

Fati i Ballukut në Kuvend, Ilir Kulla: Paraburgimet janë formë e gabuar, Rama është kujtuar vonë për disa 'leva' që i ka dhënë SPAK-ut!

Shkruar nga Pamfleti

Fati i Ballukut në Kuvend, Ilir Kulla: Paraburgimet janë formë e

Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë një vendim kyç për fatin e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj si deputete, por sinjalet nga mazhoranca socialiste tregojnë se një kërkesë e tillë nuk do të votohet.

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, në një intervistë për emsionin "Të Pashoq" në kanalin në Youtube të "Pamfletit", tha se ky vendim i pritshëm i Partisë Socialiste për të mos ia hequr imunitetin deputetes Balluku është brenda logjikës së mbrojtjes së balancës së pushteteve. Megjithatë Kulla theksoi se ky debat vjen “shumë vonë”, pasi çështja e imuniteteve duhej të ishte adresuar që me reformën në drejtësi të vitit 2016. Megjithatë, ai shton se pavarësisht vendimit të Kuvendit, konsiderohet se rikthimi i Ballukut në postin e saj qeveritar është praktikisht i pamundur.

Kulla theksoi se imuniteti i deputetit është një e drejtë kushtetuese dhe sipas analistëve, ai duhet mbrojtur për çdo ligjvënës, siç ka qenë rasti edhe me Sali Berishën apo Arben Ahmetajn, pavarësisht përkatësisë politike. 

Pjesë nga intervista: 

-Në datë 5 mars pritet një vendim i rëndësishëm nga seanca plenare në kuvend për fatin e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Ë, sigurisht opozita ka deklaruar me kohë që kërkon t'i hiqet imuniteti, por shenjat e dukshme këto orë i ka dhënë Partia Socialiste se nuk do ta votojë diçka të tillë.

Ilir Kulla: Është brenda logjikës së gjërave. Ëhë. ëh por është shumë vonë.

-Pse vonë?

Ilir Kulla: Shumë vonë. Kjo gjë bëhej 10 vjet përpara. Edhe sikur mos, edhe do ndodhi dhe është brenda logjikës që imunitetet ekzistojnë pikërisht për të ruajtur balancën e pushteteve. Por ëh, kjo gjë duhet të ishte paraparë në 2016-ën, kur bënë atë të famshmen reformë në drejtësi, edhe kur të kujtohet që u hallakatën të gjithë, ishin të gjithë kështu euforikë që. Tashi, tashmë është shumë vonë, thjesht do shtyjnë ca kohë më tepër sepse ajo zonja në zyrë të qeverisë nuk kthehet dot më. Çfarë do të bëjë domethënë, si do ta bëjnë këtë? Ëh do jetë deputete dhe është në të drejtën e saj të mbrohet me me imunitetin e deputetit sepse është imunitet kushtetues. Por problemin e saj ajo e ka me me drejtësinë. Domethënë unë jam paraprakisht, jam, jam dhe kam qenë kundër paraburgimit si formë represive. Ndaj kujdo qoftë ai.

E kam thënë ndaj Veliaj, ndaj Metaj, ndaj kujdo. Problemi është se këta janë kujtuar shumë vonë, u kujtuan kur erdhi te, kur u fut brenda në oborrin e kryeministrisë. Kështu që, ëh do marri një vendim, i cili është në fakt një çerek vendimi, se s'është as vendim tamam. Një vendim që do t'i thonë prokurorisë, vazhdoni hetimet ju, vazhdoni punën. Ndërkohë që nga të gjithë ata njerëz që janë në dosje e të tjerë domethënë, dhe nga të tjerë që do hyjnë në dosje sepse me atë që tha prokuroria me kërcënime e të tjerë e të tjerë, duket që ka shumë njerëz të tjerë që janë, kanë qenë në vëzhgime, do ngrihen akuza atje. Vetëm kjo zonja e ka imunitetin, të tjerët janë të gjithë pa imunitet dhe ata mund t'i paraburgosin kur të duan, në një formë ose në një tjetër.

-Tani, u vu re një detaj i pazakontë, i paprecedent duhet thënë që prokuroria e posaçme bëri, dha pretencën për Ballukun në kuvend.

Ilir Kulla: Nuk dha pretencën. Prokuroria e posaçme tha, kur erdhëm këtu, thamë, me alja e akuzave që ishte, tha, deri atëherë mund të shkonte maksimumi deri në 10 vjet, se ky është kodi penal që keni bërë ju. Me gjërat që kanë ndodhur, tha, ndërkohë, tha, nga tetori deri jemi në fund të shkurtit tashmë, gjërat janë zgjeruar aq shumë dhe ata kanë dhënë argumenta, unë nuk e di saktësisht se çfarë. Pasi janë dokumenta sekrete, por u tha domethënë, në qoftë se sot pra do shkonte me këto akuza, mund të shkojë në një, me akuza që shkojnë deri në 35 vjet burg. Pra çfarë la të kuptojë prokuroria? Që janë zgjeruar hetimet me akuza për organizatë kriminale, kërcënim dëshmitarësh, e ku di unë ca akuza të tjera që mund të kenë ata aty brenda. Pra nuk kemi më tek faza iniciale kur kishim pabarrëzinë në tendera. Kemi shkuar shumë thellë. Prandaj them që ky proces mbron imunitetin e deputetes Balluku dhe për mendimin tim duhet ta mbrojë imunitetin e deputetit kushdo qoftë ai, kështu ka qenë dhe për Sali Berishën, kur e hoqën, edhe për Arben Ahmetajn. Prandaj them është shumë vonë kjo punë, duhet të ishte bërë përpara. Por ndërkohë në procesin hetimor, gjërat kanë ecur përpara, s'kanë ç'mbrojnë më.

ilri kulla balluku

Lini një Përgjigje