TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2026, 21:39

Protestuesja mesazh Ramës: Nesër të vijnë studentët e diasporës!

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesja mesazh Ramës: Nesër të vijnë studentët e
Protestuesja para Kryeministrisë

Në vijim të protestës së zhvilluar mbrëmjen e së premtes para Kryeministrisë, nga podiumi janë përcjellë mesazhe të ndryshme drejtuar institucioneve dhe drejtuesve politikë të vendit.

Mes tyre, një protestuese iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se lëvizjes protestuese do t’i bashkohen edhe studentë shqiptarë që studiojnë jashtë vendit.

Në fjalën e saj, ajo tha se në ditët në vijim në Tiranë pritet të mbërrijnë studentë nga diaspora, të cilët sipas saj do të marrin pjesë në aktivitetet dhe protestat e paralajmëruara.

“Kam një mesazh për Edi Ramën. Edi Rama, po të vijnë studentët e diasporës. Të dielën dhe të hënën i ke këtu! Free Albania!”, u shpreh protestuesja nga podiumi.

Deklarata u prit me reagime dhe duartrokitje nga një pjesë e të pranishmëve në shesh. Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Kryeministria lidhur me këtë thirrje.

Protesta u shoqërua me fjalime dhe mesazhe të ndryshme nga qytetarë dhe përfaqësues të grupeve pjesëmarrëse, të cilët shprehën qëndrimet e tyre mbi zhvillimet politike dhe sociale në vend.

 

protestuesja para kryeministrisë

Lini një Përgjigje