Me thirrjen “Çohuni nga kafja”, qytetarë të Fierit janë mbledhur në sheshin qendror të qytetit në protestën e radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tyre, protestuesit kanë kundërshtuar politikat e qeverisë, duke e akuzuar atë për shitjen e pronave publike dhe për politika që, sipas tyre, kanë varfëruar qytetarët.
Ata janë ndalur veçanërisht te bregdeti i Qarkut Fier, për të cilin thanë se është vënë në dispozicion të interesave private.
Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama të ballafaqohet me qytetarët e revoltuar, duke theksuar se nuk mund të vazhdojë të injorojë pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre.
Njëherazi, ata i kanë bërë thirrje edhe institucioneve të drejtësisë të reagojnë ndaj kërkesave të qytetarëve, duke përmendur sloganet “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”. Sipas protestuesve, nëse drejtësia nuk vepron, përgjegjësia do t’i mbetet vetë qytetarëve për të kërkuar llogari.
Lini një Përgjigje