TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2026, 19:12

Protestuesja nga diaspora: Do jemi çdo ditë në shesh, Shqipëria mbahet gjallë nga emigrantët!

Shkruar nga Pamfleti

Protestuesja nga diaspora: Do jemi çdo ditë në shesh,

Një protestuese nga diaspora shqiptare mori fjalën në tubimin qytetar sot në Tiranë, duke theksuar rolin e emigrantëve në mbështetjen e familjeve të tyre dhe duke garantuar se diaspora do të vazhdojë të jetë pjesë e protestave.

“Jam sot këtu për të treguar se diaspora nuk është këtu vetëm një ditë, por do të jemi çdo ditë”, deklaroi ajo para Kryeministrisë.

Në fjalën e saj, ajo vuri në dukje kontributin ekonomik që emigrantët japin për familjet në Shqipëri, duke theksuar se mijëra familje mbështeten te të ardhurat e siguruara nga të afërmit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

“Le ta themi hapur, diaspora blen ilaçet e shëndetësisë falas për nënat dhe baballarët, paguan ujin dhe dritat. Pa diasporën, mijëra familje nuk do të arrinin të mbijetonin”, u shpreh protestuesja.

Protestuesja e përshkroi emigracionin si një sakrificë të përditshme, duke kujtuar prindërit që jetojnë larg fëmijëve dhe të rinjtë që detyrohen të punojnë në vende të huaja për të ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri.

Sipas saj, vendi vazhdon të mbështetet në kontributin e emigrantëve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve dhe diasporës që të vijojnë angazhimin në protestat që po zhvillohen në Tiranë.

proteste diaspora tirane

Lini një Përgjigje