
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar mbi ngjarjen e pështirë sot në ndeshjen Olimiakos-Aris, ku u shfaqen parulla raciste “Kosova është Serbi”. Sipas Hoxhës grekët dhe serbët janë vëllezër dhe duan ta shfarosin Shqipërinë. Por ai shprehet se kjo nuk do të ndodhë kurrë dhe flamuri ynë do i verbojë gjithmonë.
Postimi i plotë
Nuk është stadiumi i Beogradit, është stadiumi i fqinjëve tanë jugor “Jorgos Karaiskaqis” të Pireut në Greqi, vend anëtar i Bashkimit Europian.
Në ndeshjen e luajtur sot në mbrëmje për superligën greke të futbollit, midis Olympiakos te Pireut dhe Aris te Selanikut 4-1, ultrasit e tifogrupit te Olympiakos, “Θύρα 7”,(Porta 7), kishin vendosur banerat raciste, antishqiptar dhe ne mbështetje te terroristeve serbe, të cilët derdhen gjakun e “Heroit të Kosovës” dhe krejt kombit shqiptar, Afrim Bunjaku.
“Kosova është Serbi”, shkruhet në banerin e parë në anglisht.
Ndërsa në banerin e dyte, janë kujdesur që mesazhin në mbështetje të terroristeve serbe, ta shkruajnë në gjuhën serbe. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe…
Fundja janë “vëllezër” që na e “duan të mirën”. Kanë të njëjtin qellim historik, ta fshijnë Shqipërinë dhe SHQIPTARET, nga harta e botes dhe faqja e dheut.
Ështe shumë e trishtueshme, por shume e vërtete.
Tifozet e skuadres me te madhe greke, “Porta 7”, te Olimpiakos i Pireut, jane te binjakezuar me tifozet “Delije” te skuadres me te madhe serbe, Crvena Zvezda e Beogradit.
I marshi te keqen Shqiperise, Kosoves dhe shqiptareve kudo qe jetojne.
Halë ne sy na keni, por flamuri ynë me ngjyrën e gjakut dhe shqiponjën dykrenare do t’u verboje gjithe jeten.