
Analisti Andi Bushati, ka folur për kapjen e mazhorancës dhe opozitës nga oligarkët. Bushati tha se të dyja partitë, PS dhe PD janë parti oligarkike, por ajo që ka ndryshuar tani është fakti që Rama i ka marrë të gjitha.
Ai thekson se tani kemi kaluar nga një oligarki plurale, në oligarki autarkike.
"Ne dy partitë e mëdha i kemi parti oligarkike. Këta të fundit pak më shumë, por gjithmonë me të njëjtin model kanë qeverisur dhe me të njëjtët njerëz. Është ajo e Ramës që i thoshte Bashës ‘po Çeti, po Zamiri, po Bashkimi”. Problemi është, kush është ndryshimi i 12 viteve të fundit? Rama, edhe kur ishte në opozitë, kishte oligarkët e vet, pra çfarë ishin këta Koço, Fideli, ndërtuesit e kullave, ishin financuesit e PS.
Rama kur ishte në opozitë kishte mediat e veta të kontrolluara nga oligarkë. Çfarë përmbysje solli kur erdhi në pushtet? I rrëmbeu të gjithë. Nga një sistem oligarkik ku pushtetet ishin të ndara barabar, Rama i mori të gjithë. Kaluam nga një oligarki plurale, në oligarki autarkike. Prandaj sot jam kundër fabulës është edhe opozita oligarkike. Por opozita nuk ka më brekë nëpër këmbë", tha Bushati në emisionin "Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje