TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2025, 15:50

Pse braktisi mbledhjen Anuela Ristani? Gazetari zbulon prapaskenat e takimit të Ramës me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun

Shkruar nga Pamfleti

Pse braktisi mbledhjen Anuela Ristani? Gazetari zbulon prapaskenat e takimit

Një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra, Edi Rama ka thirrur në zyrë nënkryetarët e bashkisë së Tiranës dhe Ogerta Manastirliun.

Gazetari Anri Bala tregoi se nënkryetarja Anuela Ristani doli 30 minuta para se të mbaronte mbledhja dhe sipas tij ishte e mërzitur.

Sipas tij, Manastirliu është kryebashkiake e komanduar deri sa të mbahen zgjedhjet për Tiranën.

Ka qenë me 4 nënkryetarë dhe udhëzimi është që 4 nënkryetarët, nëse zgjaten afatet e shkarkimit të Veliajt, për shkak të kodit të ri do ketë datë tjetër për zgjedhjet, mund të shtyhen në prill-maj. Udhëzimi që Manastirliu të jetë e komanduar në vend të znj Ristani deri në zgjedhje. Do votojnë sërish dhe do shohim sesi do të votohet.

Znj Ristani ka dalë 30 minuta përpara dhe ka qenë shumë e mërzitur nga retorika e Ramës mbase. Takimi besoj, sipas gjasave këshilli i Ministrave do e shkarkojë Veliaj, Mesa di unë, vendimi do apelohet dhe do çohet në gjykatën kushtetuese”-u shpreh gazetari në “Shqipëria Live”.

Lini një Përgjigje