TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2025, 14:32

Tentoi të vetëvritet, flet babai i 15-vjeçares në Sarandë: Shokët i thanë je e shpifur!

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të vetëvritet, flet babai i 15-vjeçares në
Foto Ilustruese

Një e mitur vetëm 15 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katër i banesës së saj në Sarandë.

Babai i 15-vjeçares, ka rrëfyer se vajza e tij pasi mbërriti nga shkolla i kishte treguar se e bullizonin.

“Një djalë dhe një vajzë i kishin thënë që je e shpifur”, citoi babai i saj.

15-vjeçarja aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo nuk ka mundur të bjerë në tokë pasi është penguar nga tenda e katit më poshtë.

"Më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje