TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 21:40

Pse krimi zgjedh zonën e Fushë Krujës për atentate? Shemsi Prençi tregon 7 vrasjet që “gjunjëzuan” policinë

Shkruar nga Pamfleti

Pse krimi zgjedh zonën e Fushë Krujës për atentate? Shemsi

Eksperti i sigurisë Shemsi Prençi ka folur lidhur me atentatin e Rinasit. Ai u shpreh se në 7 vitet e fundit, të gjitha ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Rinas dhe zonat përreth tregon se është vendi më i favorshëm grupeve kriminale për larje hesapesh.

Ai tha gjithashtu se në Fushë-Krujë, Nikël dhe aeroporti i Rinasit, brenda 5 pesë viteve regjistrohen shtatë ngjarje kriminale me pasojë humbjen e jetëve të personave dhe asnjë gjurmë nuk është hedhur në zbulimin e së vërtetës për shkak të teknikave që kanë përdorur këto grupe kriminale kundër njëri-tjetrit në atentate.

“Kemi të paktën shtatë vitet e fundit, të gjitha ngjarjet kriminale që kanë ndodhur, merr ngjarjen e Larushkës; merr katër ngjarjet e aeroportit të Rinasit dhe të rrugës që çon për në Rinas, grabitjet e tjerë e tjerë të parave. Merr vrasjen e Brilant Martinajt. Merr këtë ngjarje. Merr ngjarjen e grabitjes së parave ku ngeli i vrarë Murataj, në zonën e lumit që kalon mes përmes në krah të aeroportit të Rinasit. Çka do të thotë të gjitha këto kanë një tipologji kriminaliteti dhe një tipologji ekzekutimi të mjeteve që janë përdorur në atentat.

Çka do të thotë që grupet kriminale e dinë më së miri që zona e Rinasit është zona më e sigurt në pikëpamje të realizimit të qëllimeve të kriminalitetit për larje të hesapeve midis grupeve kriminale. Sepse nuk është hera e parë që kemi përplasje.

Pra, në rajonin e Fushë-Krujës, pra, kemi në harkun kohor të Fushë-Krujë, Nikël, aeroporti i Rinasit, kemi brenda pesë viteve, shtatë ngjarje kriminale me pasojë humbjen e jetëve të personave një, dy dhe deri në tre persona dhe asnjë gjurmë nuk është hedhur në zbulimin e së vërtetës për shkak të teknikave që kanë përdorur këto grupe kriminale kundër njëri-tjetrit në atentate.

Ka qenë forma më e mirë e organizuar nga ana e grupeve kriminale, ndërkohë që policia ka dështuar edhe në pikëpamje të masave të parandalimit të kriminalitetit, sepse nuk ka pasur një plan ambicioz, realist në raport me nivelin e kriminalitetit në atë zonë”, tha Prençi për “Të Pashoq”.

Lini një Përgjigje