
Ylli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës, komentoi rastin e predikuesit të njohur fetar Imran Hosein, i cili u ndalua të hynte në Shqipëri nga policia kufitare në Rinas.
Sipas Gurrës, figura e Imran Hosein bëhet problematike në këtë rast për shkak të diskursit dhe mesazheve eskatologjike që ai përcjell, si dhe për shkak të teorive konspirative që ngre, të cilat janë shqetësuese.
“Kjo ka qenë gjithandej, aq më tepër edhe në Evropë. Diskutimet e tij, parashikimet duke dhënë qoftë emra, qoftë përplasje, fundi i botës, apo edhe rasti i Sirisë, pra teoritë konspirative që ngre ai, janë shqetësuese. Shtjellimet e tij, sidomos mburoja që përdor nga Kurani, duke dhënë afate për përmbysjen e botës dhe qasjen e tij mbi Luftën e Tretë Botërore, janë të diskutueshme. Ai ka shkuar deri aty sa të deklarojë se Shën Sofia në Stamboll do t’i kthehet ish-Bizantit, dhe këtë e ka thënë publikisht në Moskë. Deklarimet e tilla, duke përdorur fenë si mburojë apo si justifikim, janë shumë larg një qasjeje të arsyeshme, sa lindja me perëndimin”, u shpreh Gurra i ftuar në emisionin Review në Euronews Albania.
E keni denuar per agjitacion e propogande?