
Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 1.8 mld lekë, teksa ndryshimet e buxhetit 2025, përmes Aktit Normativ kanë akorduar një financim prej 364 mln lekë, që do të shkojë për këtë qëllim.
Sipas relacionit shoqërues, ky segment ka një gjatësi prej 4 km dhe nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka qenë stacioni trenit në kryeqytet.
Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që sipas autoriteteve elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 - mujorin e parë 2027.
Aktualisht, për përfundimin e kësaj linje janë duke u zbatuar 2 kontrata, një për ndërtimin e linjës dhe një për stacionet. Për kontratën e parë, që përfshin punimet civile dhe sinjalizim - telekomunikacionin, sipas Hekurudha Shqiptare janë realizuar 90% e punimeve dhe kanë mbetur për t’u finalizuar instalimet e brendshme në lidhje me sistemet e sinjalizim – telekomunikacionit, që lidhen ngushtë me ecurinë e punimeve të godinave të stacioneve. Përsa i përket këtyre të fundit, aktualisht janë kryer rreth 25% e punimeve, ndërsa finalizimi i tyre pritet në maj të vitit 2026. Paralelisht, për këtë vepër hekurudhore është duke u zhvilluar tenderi me 2 faza për elektrifikimin, një procedurë që drejtohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ndërkaq, me akordimin e fondeve në buxhet pritet shpallja e garës tenderuese, për kompaninë që do të ndërtojë segmentin 4 km dhe godinën e re të stacionit të trenit në Tiranë. /SCAN
Ju dhjefsha BE dhe weverine shqiptare te leshit. 10 vjet per te rinovuar nje hekurudhe qe u ndertua e re ne dy vjet menjehere pas luftes. Ishim me mire kur Ishim me keq.
Fix e ke thene. 35 vjet vetem shkatërruan. Ku dolen thinja Shqiptareve te shkrete qe ne 1990 menduan se do ishin shpejt ne Europe.
Turp tirona kryeqyteti me i vetem ne bote pa stacion treni , 7 vjet me nje hekurudhe 40 km , qeveri e poshter
30 vjet vetem e kanshkatrruar vendin
Shqipëria është i vetmi shtet në botë që nuk ka transport hekurudhor
Qeveri qe nukrikonstrukdion nje hekurudhe qe P punes e ndertoi per 2 vjet keto duan 7 vjet vaj halli per me shume
Keni te drejte
Paska qenë e forte Shqipëria.... U deshen 35 vjet per ta shkatërruar nga kriminelet.
Ky ëzhtë shteti që shkatrroi gjithçka ku në krye qëndron sali berisha duke filluar nga uzina e fabrika dhe deri tek shkatrrimi i plotë iushtrisë . Ku shkoi gjithë ai srmstim . Mendoj që të bëhet një hetim i plotë i armatimit dhe a është derdh ndonjë lek në arkën eshtetit dhe për çfarë eshtë përdorur