
Ndërsa janë zhvilluar dy nga katër provimet e Maturës Shtetërore, është rikthyer sërish debati për mënyrën se si matet njohuria e nxënësve. Publikimi i tezave gjatë kohës së zhvillimit të provimit ngjalli jo pak reagime mbi fiktivitetin e notave dhe meritokracinë.
Për ekspertët, sistemi aktual i Maturës Shtetërore ka nevojë për reformim, pasi mënyra si organizohet nuk i shërben më qëllimit për të cilin është ngritur.
Përpos kritikave për modelin joefikas të tanishëm, propozimet konkrete për ta përmirësuar nuk mungojnë. Shezai Rrokaj tha për “A2 CNN” se duhet të thjeshtohet.
“Dy provime përmbyllëse të shkollës së mesme (Matematikë dhe Gjuhë-Letërsi). Gjatë 3 viteve të bëhen kontrolle kombëtare të vlerësimit për lëndët përkatëse”, u shpreh ai.
Në vitin 2022, ministrja e Arsimit asokohe, Evis Kushi, njoftoi se pranimi në Mjekësi do të bëhej përmes konkursit, ku kandidatët do t’i nënshtroheshin një provimi të automatizuar. Deri më tani, këtë kriter e ka vetëm Fakulteti i Mjekësisë.
E ndërsa debatet për maturën vijojnë dhe ekspertet propozojnë zgjidhje, sistemi i Maturës vazhdon të mbetet i njëjti dhe ndryshimi i kërkuar, në pritje të një vendimi.
Lini një Përgjigje