TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2025, 10:15

Sulmet iraniane, MPJ: 5 shtetas shqiptarë në Izrael, ambasada është në kontakt të vazhdueshëm

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet iraniane, MPJ: 5 shtetas shqiptarë në Izrael, ambasada
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme

Në njoftim theksohet se 5 shqiptarët në Izrael janë në gjendje të mirë shëndetësore.  Gjithashtu bëhet me dije se për shkak të sulmeve, janë ndërprerë edhe fluturimet. 

Ministria e Jashtme ka informuar se nga sulmet e Iranit ndaj Izraelit nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar.

Ministria informon se janë evidentuar 5 shtetas shqiptarë në Izrael, tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm. Në njoftim theksohet se 5 shqiptarët në Izrael janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Gjithashtu bëhet me dije se për shkak të sulmeve, janë ndërprerë edhe fluturimet. 

“Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu informohet se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.

Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.

Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.

Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës:

???? +972 54 480 6601

???? +972 54 904 2813", thuhet në njoftimin e ministrisë. 

Lini një Përgjigje