Aktualitet22 Maj 2024, 14:08

“Qarkullon para e madhe cash”, Dumani kritikon institucionet: Zbatoni ligjin, SPAK nuk mund të veprojë i vetëm!

Shkruar nga Pamfleti

“Qarkullon para e madhe cash”, Dumani kritikon institucionet:

Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në Komisionin e Ligjeve lidhur me punën e Strukturës së Posaçme.  

Dumani deklaroi se ka qarkullim të madh të parave cash, referuar hetimeve për vitin 2023, një mënyrë kjo për pastrimin e parave.

Ai theksoi se institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe për të goditur këtë veprimtari, pasi SPAK nuk mundet të godasë i vetëm këto gjëra.

"Ajo që unë e kam thënë dhe më parë, s’mund të bëjë SPAK i vetëm gjithë këto gjëra. SPAK është skaji fundor. Hetimet për vitin 2023 tregojnë që ka qarkullim të madh të parasë cash. Legjislacioni, është i mirë, problemi është tek zbatimi, institucionet duhet ta zbatojnë. Psh rasti i raportimit nga noterët, duhet të raportojnë tatimet. Ka një tipologji, zmadhimi i kapitalit fiktiv që bëjnë shoqëritë tregtare. Është rast tipik i pastrimit të parave. Një ndër rastet që kam patur ndërmend kur kam thënë se duhet të rritet bashkëpunimet. Ia kam thënë drejtori të takimeve duhet të fokusoheni këtu. P.sh Një shoqëri e blej 200 mijë lekë të reja dhe pas dy muajsh bëj një zmadhim kapitali dhe e vlerësoj 300 mln lekë të reja", tha Dumani.