Qeveria ka miratuar të mërkurën mbështetjen financiare për familjet e dy efektivëve, Enea Mekolli dhe Edison Adri.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se familja e Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, do të përfitojë 5 milionë lekë të reja, ndërsa familja e Edison Adrit 3 milionë lekë të reja.
Lamallari tha se mbështetja financiare nuk e zhbën dhimbjen e familjeve, por shteti ka detyrimin të qëndrojë pranë tyre me ndihmë konkrete.
Ai shtoi se Ministria e Brendshme po ndjek procedurat ligjore për trajtimin e familjes së Enea Mekollit sipas ligjit për statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”.
Enea Mekolli u vra më 4 qershor gjatë një operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari. Edison Adri mbeti i plagosur në të njëjtin operacion. Edhe autori u plagos dhe ndodhet në spital.
Qenkan harxhuar shume.