TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2026, 09:57

Pagesat e shpejta, SIGAL përpikëri në të gjithë rajonin

Shkruar nga Pamfleti

Pagesat e shpejta, SIGAL përpikëri në të gjithë rajonin

Mbi 14.5 milionë euro u regjistruan pagesat e dëmeve të SIGAL Insurance Group në të gjithë rajonin: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, për periudhën janar-prill 2026.

E përbashkëta e pagesave të dëmeve nga kompania qëndron te koha e shpejtë e shlyerjes së tyre dhe përpikëria e përmbushjes së detyrimeve kontratuale.

Mbi 8.7 milionë euro dëme të paguara në Shqipëri, mbi 3 milionë euro dëme të paguara në Kosovë dhe 2.96 milionë euro dëme në Maqedoni të Veriut janë shifrat e kompanisë.

17.86 % e të gjitha dëmeve në rajon, thuajse 1 në 5 dëme të siguruara, paguhet nga SIGAL Insurance Group në rajon.

Të dhënat i referohen katërmujorit të parë të vitit 2026, periudhës janar-prill 2026, sipas raporteve zyrtare të mbikëqyrjes së industrisë së sigurimeve në secilin prej vendeve përkatëse.

sigal uniqa group austria

Lini një Përgjigje