TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2026, 11:55

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku ndër të tjera veçojmë:

Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjen me Iranin, duke deklaruar se “Shqipëria nuk merr leksione nga terroristët”, pas akuzave të ndërsjella lidhur me protestat në vend.

Ndërkohë, gazetarja e CNN, Isa Soares, ka vlerësuar se protestat në Shqipëri, të nisura si një fushatë mjedisore, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare.

Në Gjykatën e Posaçme po shqyrtohet në themel çështja ndaj Erion Veliaj, ndërsa në Tiranë policia ka goditur një grup kriminal që shiste armë, duke arrestuar disa persona dhe sekuestruar municion.

Në planin historik, Shqipëria shënoi 148-vjetorin e Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ndërsa në sport, kombëtarja e vajzave siguroi kualifikimin historik në play-off të Botërorit 2027.

Në arenën ndërkombëtare, tensionet në Lindjen e Mesme dhe valët e të nxehtit në Evropë vijojnë të rrisin shqetësimet globale. 

 

edicioni informativ pamfleti

Lini një Përgjigje