TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2025, 21:24

Qeveria zgjat afatin e qëndrimit të ukrainasve në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria zgjat afatin e qëndrimit të ukrainasve në Shqipëri

Qeveria vendosi sot zgjatjen e afatit të qëndrimit të shtetasve ukrainas në Shqipëri nga 3 vjet në 4 vjet. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

1. Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

Lini një Përgjigje