TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2026, 17:01

“Disa kolegë socialistë më kanë mbështetur privatisht”, Koçeku rrëfen prapaskenat e largimit nga PS dhe çfarë i tha Rama

Shkruar nga Pamfleti
“Disa kolegë socialistë më kanë mbështetur
Marjana Koçeku

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka sqaruar  arsyet që e çuan në largimin nga Partia Socialiste, ku theksoi se vendimi ishte rezultat i një procesi të gjatë reflektimi.

Koçeku u shpreh se kishte shfaqur edhe më herët qëndrime kritike brenda PS-së, veçanërisht për çështjet e mjedisit, investimet në zonën e Dukagjinit dhe problematika të tjera që, sipas saj, nuk kishin marrë vëmendjen e duhur.

"Ka pasur edhe kundërshtime të mëparshme për gjëra që unë i kam konsideruar jo të drejta. Kam mbajtur qëndrime për mjedisin, sidomos për Drinin dhe Bunën. Si deputete e pavarur mund të kontribuoj më shumë për kauzat që mbështes, me më shumë liri dhe ndërgjegje", u shpreh ajo.

Duke folur për momentin kur vendosi të largohej nga grupi parlamentar socialist, Koçeku tregoi se zgjodhi të fikte telefonin për të mos u ndikuar nga askush.

Koçeku u ndal edhe te raporti me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se gjatë mandatit i kishte paraqitur vazhdimisht kërkesa për investime dhe çështje mjedisore në zonën që përfaqësonte.

Sipas saj, Rama i kishte pohuar se nuk e njihte mirë zonën e Dukagjinit. Ajo komentoi edhe reagimin që shkaktoi një postim i saj për bluzën me flamingo të kryeministrit gjatë një vizite në Shkodër.

"Komenti për bluzën me flamingo ishte i sinqertë dhe në mbështetje të protestës. Rama nuk më ka thënë asgjë në lidhje me atë koment", deklaroi Koçeku.

Deputetja theksoi se do ta përfundojë mandatin si e pavarur dhe nuk synon t'i bashkohet asnjë force apo grupimi politik.

Koçeku zbuloi gjithashtu se disa kolegë të Partisë Socialiste e kanë mbështetur privatisht pas vendimit të saj, ndërsa tha se edhe gjatë një vizite në Bruksel ka folur për situatën e protestave në Shqipëri dhe ka marrë mbështetje.

“Ka pasur edhe kundërshtime të mëparshme për gjëra që unë i kam konsideruar jo të drejta. Kam mbajtur qëndrime edhe brenda parlamentit për mjedisin, sidomos Drinin dhe Bunës. Kam mbështetur edhe një nga deputetët e PD në Shkodër. Si deputete e pavarur mund të kontribuoj më shumë për kauzat që unë mbështes, me më liri dhe më ndërgjegje.

Vendimi ka pasur një sërë ngjarjesh, nuk ka ndodhur menjëherë. Ka qenë e menduar nga ana ime, por protesta ka pasur ndikimin e vet për të menduar se është momenti i duhur. Fikja e telefonit ka qenë për të mos u ndikuar nga askënd. Vendimin e kam konsultuar vetëm me ndërgjegjen time. Familja nuk ka tentuar të ndërhyjë, ma kanë respektuar vendimin dhe kanë qenë të shqetësuar nëse jam mirë.
Kam pasur kërkesa të shumta ndaj kryeministrit për zonën që përfaqësoja për çështje të ndryshme mjedisore dhe jo vetëm. Kam dhënë sinjale duke qenë kritike në lidhje me vonesat dhe neglizhencat për investimet në zonën nga unë vij. Në takimin me kryeministrin më ka thënë se është një zonë që nuk e kam hasur kurrë dhe nuk e di mirë çfarë bëhet aty.

Kështu është shprehur në podcast, që nuk ka qenë asnjëherë në Dukagjin, që nuk është një zonë e pa rëndësishme. Bluza e kryeministrit në Shkodër mbante një flamingo, ishte koment i sinqertë nga ana ime në mbështetje të protestës. Rama nuk më ka thënë asgjë në lidhje me atë koment. Kam kryesuar listën e PS në Shkodër, por unë jam betuar personalisht në parlament.

Kur jam bërë pjesë e PS jam bërë me imazhin tim dhe kam qenë pjesë aktive e fushatës, pra kam kontribuar gjatë fushatës dhe kjo nuk mohohet. Votat nuk kanë ardhur vetëm nga ndjekësit e PS, por edhe nga elektorati gri, që ka qenë edhe falë njohjeve të mia. Kam folur në mbledhjet e grupit për çështjen e hipotekave, mbrojtjen e arkitekturave dhe jo vetëm. Do të vazhdoj si deputete e pavarur deri në fund. Do të jem zë kritik.

Kam lexuar në rrjetet sociale kundërshtitë e Spiropalit, çdokush ka lirinë e vet të shprehë qëndrimin e vet. Ka pasur kolegë të PS që më kanë mbështetur privatisht, më kanë inkurajuar dhe e kanë respektuar vendimin tim. Kam qenë në Bruksel, ku kam folur për vendimin tim dhe situatën e protestave dhe kam marrë mbështetje.

Për statusin në lidhje me shkatërrimet e Thethit nuk më ka detyruar askush, prandaj edhe nuk e kam fshirë atë status. Unë besoj se ndërhyrja që u bë Theth u bë në mënyrë të gabuar sa i përket kohës, arrogancës dhe fyerjes që u bë, pavarësisht parregullsive që kishte atje. Nuk ngjaj me Greta Thunberg, e kam ndjekur dhe e vlerësoj rezistencën e saj për kauzat globale dhe mjedisore.

Kam qenë prezentë në protestë, kam vendosur të mbaj një lloj distance. Do të vazhdoj t’i mbështes me sa mundem. Nuk e di çfarë partie është Shqipëria e re, qëllimi im është të jem sa më aktive dhe të përfaqësoj qytetarët. Nuk kam sesi të mos i njoh të mira Edi Ramës, nuk jam personi që zgjedh të nxij çdo gjë që unë nuk i bëj më pjesë. Edi Ramës ia kam thënë çfarë kam pasur, publikisht dhe në mënyrë private. Jam deputete e pavarur, nuk synoj asnjë grupim”, u shpreh Koçeku në "Shqipëria Live".

marjana koçeku ps

Lini një Përgjigje