Kryeministri nuk ka kursyer kritikat në drejtim të drejtësisë, ndërsa e krahasoi AKSHI-n me farin që drejton anijet në errësirë, dhe një nga gurët më të pazëvendësueshëm të shtetit shqiptar…
Kryeministri Edi Rama nuk kakursyer vlerësimet ndaj stafit të AKSHI-t dhe ish-drejtueses Mirlinda Karçanaj, e dorëhequr pas hetimeve të nisura nga SPAK dhe vendosjes së masave të sigurisë për disa persona.
Teksa ka prezantuar drejtuesin e ri të AKSHI-t, Igli Tafa, Rama tha se ai është ndër njerëzit më të përkushtuar të administratës publike. Ai e konsideroi AKSHI-n si një nga gurët më të pazëvendësueshëm të shtetit shqiptar.
Atë që po ndodh me hetimet e SPAK, Rama tha se në një kod të drejtë të gjithë ata që hetohen prezumohen të pafajshëm, me përjashtim të Shqipërisë, ku konsiderohen të fajshëm. Rama nuk ka kursyer kritikat në drejtim të drejtësisë, për të cilën ripërmendi edhe njëherë rastet kur persona të ndryshëm detyrohen të kalojnë nëpër kalvare dhe asnjëherë nuk prezumohen si të pafajshëm.
“Kjo është një çmenduri”, tha Rama, duke theksuar se “AKSHI duhet të jetë si ai ‘fari’ që drejton lëvizjet e të gjitha anijeve”.
“Jetojmë në një fazë të historisë, ku po ndodh një tjetër revolucion, si ai revolucioni që ju bëni çdo ditë për të transformuar Shqipërinë në shëmbëlltyrë të botës së re dixhitale.
Po ndodh edhe një tjetër revolucion, më i egër, më i dhimbshëm, me më shumë plagë me më shumë brutalitet, por i domosdoshëm, revolucioni i transformimit të sistemit të drejtësisë nga një kalbësirë e gjallë, në një sistem drejtësie të drejtë, barabartë dhe funksional.
Jemi larg prej kësaj të fundit, por rruga është pakthim, dhe për fat të keq, nëse në botën tuaj virtuale eksperimente bëhen me algoritme, nëse në botën tuaj virtuale dështimet janë ngecje, fikje të programit, në këtë botën e drejtësisë, këto bëhen mbi lëkurën e njerëzve. Nuk është një kompjuter që fiket, është një jetë njeriu që vendoset në pozitë aspak të admirueshme dhe aspak për tu pasur zili”, tha Rama
Teksa ka inkurajuar punonjësit e AKSHI-t, Rama tha se nuk do të dëshironte që ata të braktisnin shërbimin publik dhe të kalonin në atë privat.
Kryeministri tha se ne duhet të lutemi të gjithë së bashku që drejtësia të jetë sa më e drejtë, ndërsa shtoi se uronte që Mirlinda Karçanaj të dalë e pastër nga ky proces hetimi.
“Në radhë të parë desha të vij vetë për të bërë një falënderim për Linda Karçanajn, e cila ka punuar pranë meje për 2 dekada, që kur kemi qenë në bashkinë e Tiranës.
E njoh si një njeri të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend. Ju e njihni dhe besoj së ndani mendimin se Linda ka qenë e para që vinte në punë dhe fundit që largohej. Jam pikëlluar për gjithçka që ajo po kalon, për agresionin barbar të portaleve dhe të rrjeteve të dhunës verbale, që e asociojnë me gjëra të cilat nuk kanë lidhje me Lindën.
Unë nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive të përfshira në një hetim, por kam dijeni për faktin që Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë.
Ka një karriere nga më të shkëlqyerat. Me të gjithë partnerët e nivelit të lartë të AKSHI-t, Microsoft, etj. Unë kam dëgjuar fjalët më entuziaste dhe mbresat e jashtëzakonshme për ju dhe Linda Karçanaj.
Ajo ndodhet në një kalvar nga ku unë besoj se do të dalë e pastër, por i takon drejtësisë ta thotë këtë gjë.
Kjo nuk do të thotë që ti hidhen poshtë vlerat që ka krijuar dhe t’i hidhet poshtë revolucioni”, tha Rama.
Rama ka premtuar një rritje të pagave për punonjësit e AKSHI-t, ndërsa theksoi se aleanca jonë me Microsoft është i jashtëzakonshëm.
“Nëse mbi AKSHI ka një hetim, në një botë të drejtë të gjithë duhet të prezumoheshin të pa fajshëm, ndërsa ata prezumohen të fajshëm. Ky është një moment i vështirë, disa nga ju këtu janë UFO, jetojnë me ekranin e kompjuterin dhe kur përballen me realitetin mund të ndjehen të çorientuar.
Bashkë me ministren kemi vendosur të ndërhyjmë në legjislacion et ë rrisim pagat duke ju thënë se ju kemi të shtrenjtë e të çmuar e nuk duam të braktisni shërbimin publik, nuk duam që talentin tuaj ta vini në shërbim të privatit. Duam të besoni se kjo është shtëpia juaj nga ku lehtësoni jetën e kaq shumë njerëzve.
Fatkeqësi e madhe që emri i AKSHI të njolloset, por nga ana tjetër nuk mund të themi që për shkak të transformimit dhe barrës që mbani, AKSHI është i pa hetueshëm. Këtë nuk e pretendojmë dot.
Nëse “fiken dritat” e kësaj shtëpie, Shqipëria do të kthehej në epokën e gurit”, tha ai.
Në vijim ai u shpreh se AKSHI është njësia më speciale e Republikës së Shqipërisë.
“Adminirimi i Microsoft për ju është i jashtëzakonshëm, janë shprehur konsideratat më të larta për Ju dhe Shqipërinë digjitale. Duhet të kuptoni që në fund të ditës, çfarë nuk të vret, të forcon”, tha Rama.
Pse te mos e beje kur ka fuqi pse te mos e beje kur SPAK eshte ... pse te mos e beje kur ata qe jane pasuruar nga AKSHI jane ata qe pastrojne fytyren e ato qe ndodhin tek te huajt