Aktualitet27 Shtator 2023, 17:24

Rama ndryshoi qëndrim për Kosovën, Çipa: Lëvizje e vonuar, Shqipëria s’mund të ketë pozicion neutral

Shkruar nga Pamfleti

Rama ndryshoi qëndrim për Kosovën, Çipa: Lëvizje e

Gazetari Aleksandër Çipa duke komentuar ngjarjen e fundit në veri të Kosovës, deklaroi se Shqipërisë i takon të jetë në një pozicion të përcaktuar dhe jo neutral.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çipa tha se diçka e tillë duhej bërë që prej fillimit sepse këtë ja imponon përkatësia dhe identiteti, teksa shtoi se raporti i Shqipërisë me Kosovën nuk është një raport si shtetet e tjera të Bashkimit Europian apo aq më tepër edhe të hapësirës së Ballkanit Perëndimor.

Raporti i Shqipërisë me Kosovën nuk është një raport si shtetet e tjera të Bashkimit Evropian apo aq më tepër edhe të hapësirës së Ballkanit Perëndimor. Është një raport i cili lidhet me përkatësinë tonë kombëtare dhe me një bashkësim të historisë së më shumë se 100 viteve. Në këtë këndvështrim gjithmonë do të duhej që Shqipëria të mos preferonte një pozicion asnjanës ose neutral, por të kishte një pozicion të angazhuar dhe të përcaktuar sepse këtë ja imponon përkatësia, identiteti dhe qenia në hisen e hapësirës kombëtare shqiptare.

Ndërsa në planin diplomatik, mendoj që kryeministri, edhe në momentin e sotëm nuk është i vonuar, por përkundrazi kjo duhet bashkëshoqëruar me gjithë ndërhyrjen dhe kapacitetet që disponon diplomacia institucionale shqiptare për të solidarizuar vende të tjera të Bashkimit Evropian me një qëndrim më realist dhe më drejt-qëndrues në raport me atë që ndodhi në zonën e Kosovës veriore”, u shpreh Çipa.

Çipa kosova