TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shtator 2023, 15:41

Zbardhen detajet e aksionit të BKH në Agjencinë e Mjedisit, sekuestrohen telefonat e drejtorit të Regjistrave Mjedisorë dhe shefes së sektorit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detajet e aksionit të BKH në Agjencinë e Mjedisit,

Zbardhen detajet e aksionit të Byrosë së Hetimit sot në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Hetuesit e BKH kanë sekuestruar telefonat e dy prej zyrtarëve, teksa mësohet se bëhet fjala për drejtorin e Regjistrave Mjedisore, Inovacionit dhe Analizave Mjedisore Neritan Postoli, ndërsa tjetri i është sekuestruar shefes së Sektorit Vanela Gjeci.

Ky është aksioni i radhës i agjentëve të BKH, pasi muajt e fundi kanë zbarkuar në disa institucione duke bllokuar celularë. I pari që e pësoi ishte ish-kreu i Forcave Ajrore.

Më pas pati një vizitë blic në Ministrinë e Mjedisit ku dhe aty u bllokun celularët e dy zyrtarëve të Belinda Bllukut. Duket se tani SPAK është shtirë te Mjedisi. Sipas burimeve hetimet janë duke u zhvilluar mbi një tender që dyshohet të jetë abuziv. Telefonat pritet të zbardhin biseda kompromentuese.

Ishte gazetarja Klodian Laala ajo e cila dha e par njoftimin për këtë zhvillim nga Byroja e Hetimit.

Pas Ministrisë së Infrastrukturës, hetuesit e BKH ndaluan këtë herë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Siç kanë vepruar kohët e fundit sekuestruan dy celularë. Njëri telefon iu sekuestrua drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj. Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe është institucion ne varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Mirela Kumbaro Furxhi të shohë ndonjëherë ç’ bëhet aty nëpër institucione se kështu si ka shkuar puna, siç edhe thotë Klodian Tomorri SPAK do të detyrohet të hapë dyqane për shitjen e celularëve. Burime nga BKH me konfirmuan se bëhet fjalë për një çështje korrupsioni”, shprehej Lala.

 

 

 

Lini një Përgjigje