TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2025, 15:02

Reforma Zgjedhore, Andoni: Kodi i ri do të hasë vështirësi nëse nuk sqarohet

Shkruar nga Pamfleti
Reforma Zgjedhore, Andoni: Kodi i ri do të hasë vështirësi
Ben Andoni

Dy partitë e mëdha kanë arritur dakordësinë për Kodin dhe Reformën Zgjedhore, me ndarjen e anëtarëve në Komision, por situata nuk duket aq e lehtë.

Edhe pse është njoftuar dakordësia mes PS dhe PD, analisti Ben Andoni ndau mendimin se do hasen përsëri vështirësi dhe shkak sipas tij është mungesa e besimit të partive të mëdha tek njëra-tjetra.

“Janë bërë shumë reforma, në zgjedhje me mungesë besimi mes palëve. Unë mendoj se reforma zgjedhore dhe kodi nuk do zbatohet pikërisht për shkak të kësaj mungese besimi. Them se do hasë vështirësi nga të dyja palët. Janë të dyja palët që mezi presin të vendosin pengesa. Partitë e mëdha i kanë vendet e tyre në Parlament, ndaj edhe mendoj se do hasen vështirësi, kryesisht për të penguar partitë e vogla. Duhet rregulluar edhe ligji për financimin e partive”, tha Andoni në intervistën e tij për "News 24".

Por analisti vuri në dukje mungesën e idealizmit tek opozita dhe figuritavisht “ngopja” e tyre në pozicionin ku gjenden dhe kjo është e trishtueshme kur sheh se në krahun tjetër ka një detashment politik.

“Ka njerëz që u janë ngjitur si shushunja kryetarëve dhe domosdo që ato konjuktura do mbeten. Nuk ka idealizëm te opozita, kurse mazhoranca është detashment politik, në të gjitha mënyrat dhe kjo është e trishtueshme. Nuk ka njerëz në opozitë, edhe pse shumë prej tyre kanë vite aty, që të thonë se duhet një Kod Zgjedhor i mirë, nuk janë idealistë, që të thonë se kjo nuk bëhet, se jemi 20 vite pas. Në mënyrë figurative opozita këtu te ne duket e ngopur”, nënvizoi Andoni.

ben andoni

Lini një Përgjigje