TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Janar 2026, 11:28

Reshje dëbore në disa akse, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni zinxhirët ose goma dimërore

Shkruar nga Pamfleti

Reshje dëbore në disa akse, Policia apel drejtuesve të mjeteve:

Prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme (2 janar) i gjithë vendi është përfshirë nga temperaturat e ulëta, ndërsa në zonat malore kanë nisur reshjet e dëborës. Si pasojë akset rrugore, kryesisht në zona rurale janë zbardhur, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Sipas raportimeve, në veri të vendit, situata paraqitet më problematike në akset Qafë Thorë, Vermosh dhe në Theth.

Ndërsa strukturat operacionale janë angazhuar në terren.

Gjithashtu në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në zonat ku ka prezencë dëbore dhe ngrice është shtuar patrullimi nga shërbimet e policisë rrugore.

Policia i bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore e zinxhirë. Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm dhe qarkullimi vijon pa probleme.

 

reshje debore akse rrugore policia

Lini një Përgjigje