TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2026, 06:57

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e martë

Shkruar nga Pamfleti

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e

Reshje të herëpashershme në të gjithë territorin, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje dëbore në lartësi mbi 800 metra

Këtë të martë, më 31 mars, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas parashikimeve zyrtare të motit.

Gjatë gjithë 24-orëshit pritet të mbizotërojnë vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët. Reshjet do të nisin që në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në pjesën tjetër të territorit, parashikon SHMU.

Në vijim të ditës, reshjet do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit. Në disa zona, kryesisht në jugperëndim dhe në qendër, parashikohen edhe shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa elektrike.

Ndërkohë, në zonat malore të Alpeve dhe në verilindje e juglindje të vendit, në lartësitë mbi 800 deri në 900 metra, priten reshje bore me intensitet të ulët.

Sa i përket temperaturave, minimalet regjistrohen në zonat malore si Korça, Peshkopia apo Bulqiza, ndërsa maksimalet deri në 17°C në zonat më të ulëta si Tirana, Berati dhe Fieri. Qytetet bregdetare si Vlora dhe Saranda pritet të regjistrojnë temperatura maksimale deri në 16°C.

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e

Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 18 m/s.

Në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 3 ballë.

 

moti parashikimi temperatura

Lini një Përgjigje